SPAK zgjat me një muaj hetimet për Enkeleda Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e saj

schedule12:38 - 6 Gusht, 2021

schedule 12:38 - 6 Gusht, 2021

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha si dhe avokatin Aldo Tabaku.

I njëjti vendim është marrë edhe për sekretaren e gjykatës Emanuela Nallkuçi, Gazmit e Gentian Nezën, Isuf Tanuzin, Bledar e Saimir Petanin si dhe Trëndafilen Frangun dhe Migena Skënderin.

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.

Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. m.v/abcnews.al