“SPAK, vetëm ‘peshqit’ e mëdhenj”/ Dumani: Korrupsioni “50 mijë lekësh” na shkakton mbingarkesë

schedule15:03 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:03 - 18 Tetor, 2023

Çdo rast korrupsioni ku përfitimi apo rryshfeti i zyrtarit është 50 mijë lekë e sipër, aktualisht hetohet nga prokuroria speciale.

Kjo ka sjellë mbingarkesë të hetuesve, duke mos lejuar që ata të merren me “peshqit e mëdhenj” sic diplomatë udhëheqës të reforës në drejtësi quanin ata që duhet që shënjestronte SPAK.

Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, i tha Kuvendit të Shqipërisë, se kjo duhet të ndryshojë që SPAK të ketë mundësi të merret me ata për të cilët u ngrit.

Prokuroria Speciale nënvizon se ka pasur në fokus jo vetëm ndëshkimin penal të zyrtarëve të korruptuar, por edhe marrjen pas të pasurive të tyre në favor të shtetit.

Raportimi u krye gjatë një analize në Kuvend mbi përmbushjen e kushteve që na kërkon BE në luftën kundër korrupsionit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!