SPAK urdhër arresti për kryebashkiakun Alla, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e Bashkisë Bulqizë

schedule09:42 - 16 Mars, 2023

schedule 09:42 - 16 Mars, 2023

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në Bashkinë e Bulqizës, pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për kryebashkiakun Lefter Alla.

Mësohet se oficerët kanë sekuestruar një kompjuter dhe disa dosje nga kjo bashki.

Kryebashkiaku Alla sipas burimeve lokale mësohet se është nisur drejt Tiranës, por nuk dihet ende fati i tij. Ai u zgjodh kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2019. Alla fitoi me 92.11 për qind të votave, e thënë ndryshe me 7269 vota kundrejt 522 votave që mori Ilir Balla nga Bindja Demokratike.

Ndërkohë banesa Ilir Allës, vëllait të kryetarit të Bashkisë Bulqizë po mbahet nën kontroll nga punonjës të policisë Bulqizë. Pritet një kontroll banese në orët e para të mëngjesit. Oficerë të BKH janë parë duke lëvizur me makina civile në qytet. Pas shpalljes së urdhër arrestit nga SPAK, Alla është shpallur person në kërkim./abcnews.al