SPAK u vuri prangat, rolet të arrestuarve të sotëm në aferën e inceneratorëve

schedule10:48 - 29 Mars, 2022

schedule 10:48 - 29 Mars, 2022

Gjykata e Posaçme ka dhënë 9 masa sigurie në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe policia ka nisur ekzekutimin e tyre. Në mesin e të arrestuarve është edhe Erjon Murataj.

Ky i fundit ka qenë anëtar i Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës. Sipas vendimit të GJKKO, Murataj akuzohet për  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Lexo edhe: Shpërtheu në të qara në Komisionin Hetimor, mes të arrestuarve edhe Sabina Cenameri

Arenc Myrtezani, është një tjetër i arrestuar, ish-administrator i inceneratorit të Fierit. Sipas GJKKO ai akuzohet për  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Në dëshminë e tij në komisionin hetimor mor vëmendje paga e tij që u komunikua nga anëtarët e opozitës, ku Myrtezani rezultonte me 900 mijë lekë të reja në muaj. Megjithatë, ai e mohoi një gjë të tilë.

“Seriozisht është rroga ime 9 milionë lekë aty? Shkoni te banka dhe konfirmoni rrogën time”, tha Myrtezani në dëshminë e tij.

I arrestuar është gjithashtu, Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve.

Prangave nuk iu ka shpëtuar as Sabina Cenameri, sh-anëtaren e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Ajo ishte e pranishme përpara Komisionit Hetimor për Inceneratorët duke shpërthyer në lot teksa pyetej nga deputetët e pranishëm në lidhje me rolin e saj në vendimin për dhënien e këtij koncesioni.

Po ashtu është prangosur, Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesioneve.

Shënim i redaktorit: Më herët, në këtë lajm është përmendur gabimisht Erjon Murataj, ish-kandidat i BD për Elbasanin, i cili nuk ka lidhje me personin e arrestuar sot nga SPAK.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!