SPAK-u në shënjestër? Llabani: Mafia shqiptare ka avancuar! Sokolaj: Pesë prokurorë të SPAK janë me mbrojtje!

schedule23:00 - 8 Prill, 2024

schedule 23:00 - 8 Prill, 2024

“Krimi shqiptar ka arritur në një nivel të lartë për nga mënyra se si veprojnë”, kështu është shprehur eksperti Fatjon Softa, gjatë një interviste në emisionin “360 gradë” në ABC News.

Gazetari Trashëgim Sokolaj, nënvizoi se tashmë pesë informacione të SPAK, janë me mbrojtje dhe se janë marrë masa të shtuara.

“Nga informacionet që kam, pesë prokurorë të SPAK janë me mbrojtje me masa të shtuara sepse për ta ka pasur sinjalizime që mund t’u cënohet sigurisë, pra masat janë marrë me qëllim parandalimin e sulmeve të mundshme”, tha Sokolaj.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani u shpreh se mafia shqiptarë ka avancuar me metodat e saj kriminale.

“Ka disa viruse që futen në aparate celulare janë teknika të fundit që tashmë të gjithë i dinë. Raportet e fundit të prokurorive europiane me këtë procedura, tregojnë se mafia është një hap para sepse po përdor teknologjinë e fundit, po ashtu edhe mafia shqiptare është e avancuar në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Ndërsa eksperti Fatjon Softa u shpreh se një tjetër rrezik që mund të shtohet nga grupet kriminale, është ai i përdorimit të dronëve.

“Sot mund të shtohet edhe një rrezik tjetër, ai i përdorimit të dronave që janë më të mundshme për t’i përdorur”, tha Softa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!