SPAK tërheq nga Prokuroritë e rretheve dosjet ku janë të përfshirë Talo Çela e Nuredin Dumani

schedule10:55 - 24 Maj, 2022

schedule 10:55 - 24 Maj, 2022

SPAK ka tërhequr dosjet nga Prokuroritë e rretheve ku janë të përfshirë Talo Çela e Nuredin Dumani.

Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, disa çështjet të pezulluara tashmë SPAK do i hetojë si grup kriminal.

8 grupe kriminale u goditën pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.

Nga dëshmitë e tyre janë zbuluar 32 persona të akuzuar për dhjetëra krime të rënda. 9 prej tyre ndodheshin në burg, 9 u arrestuan ndërsa 14 persona iu shpëtuan policisë. Mes tyre emra të njohur të botës së krimit, si Talo Çela, Florenc Çapja, Ervis Martinaj apo dhe Suel Çela.

Referuar të dhënave hetimore, ABC mëson se Nuredin Dumani dyshohet se u tradhtua duke u nxjerrë në pritë. Rezulton që i vetmi që ka pasur dijeni për lëvizjet e tij, ka qenë bashkëpunëtori Henrik Hoxhaj, i arrestuar pas atentatit të ndodhur në Papër, ku dumani u plagos. Dumanit dhe Hoxhajt sapo iu dështoi vrasja e biznesmenit Elton Kila.

Nga të dhënat, rezulton se Henrik Hoxhaj u kontaktua nga anëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës, për të nxjerrë në pritë Nuredin Dumanin, në Papër të Elbasanit. Të njëjta burime, bëjnë të ditur për ABC se, Henrik Hoxhaj ka dhënë koordinatat e sakta.

Pas atentatit, Duamani ka telefonuar Henrik Hoxhajn duke i thënë se është plagosur. Ata shkuan në Fier në banesën ku edhe u kapën nga policia. Pasi ka marrë mjekimin, dumani ka ngritur dyshime tek miku dhe bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxhaj, pasi sipas tij, vetëm ai kishte dijeni për vendndodhjen. Dumani rezulton që e ka telefonuar vetë policinë duke treguar vendndodhjen. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!