Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ligjore në vend, duke u ndalur te çështja e dëmshpërblimit të qytetarëve të prekur nga përmbytjet, si dhe te përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të lartë për ngjarje të rënda në të kaluarën.
Beqiri theksoi se marrja përsipër e dëmshpërblimeve nga qeveria aktuale është një hap pozitiv, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve gjatë qeverisjes së tij.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka marrë sinjale pozitive lidhur me letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkon hetim për krime të pretenduara të Berishës, Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke kërkuar një rol më aktiv të SPAK në zbardhjen e ngjarjeve si viti 1997 dhe “21 Janari”.
“Të dëmtuarit nga përmbytjet duhet që të dëmshpërblehen, fakti që qeveria merr përsipër dëmshpërblimet është diçka pozitive. Kurse, Sali Berisha që flet nuk ka dëmshpërblyer asnjë qytetar, ka akoma njerëz që kërkojnë dëmshpërblime nga përmbytjet në kohët që ishte Berisha. Sot kam marrë një lajm pozitiv për letrën që i dërgova sekretarit amerikan të shtetit, Rubio, për krimet që ka bërë Berisha, Meta dhe banda e tyre. SPAK duhet të merret me bëmat e Berishës dhe Metës.
Me krijimin kundër njerëzimit në vitin 1997 dhe me në krye krimin shtetëror të “21 Janar”. Presim zhvillime të reja në shumë apekte. Po bëjnë përpjekjet për ta varrosur, edhe në kohën e rikuperimit të serverëve të Kryeministrisë. Më “21 Janar” do të kemi mandatën e Berishës, është fundi i tij, nuk ka më kufij”, tha avokati.


