SPAK: SMS për Bardhin, të sajuara/ Por i jep një “këshillë”: Mos përhapni lajme të paverifikuara

schedule11:41 - 9 Tetor, 2024

schedule 11:41 - 9 Tetor, 2024

Demokratët e vendosën dhe këtë të mërkurë në zbatim planin bllokues, të Komisionit që kryesohet prej tyre, ai për sterilizimin dhe check-up.

Nga të gjtihë vetëm kryetarja Albana Vokshi dhe Petrit Vasili erdhen, por me vonese, ndërsa socialisti Plarnet Ndreca e kishte kishte nisur me thirrjen e dëshmitarëve. Kjo acaroi demokraten Vokshi e cila nuk kurseu as fjalet e as veprat ndaj kolegut kundërshtar.

Dëshmitari ishte ndërkohë aty dhe pranë tij një punonjës garde, që Vokshi e urdhëronte për ta nxjerr jashtë.

Mes tensionit dëshmitarët filluan tu’ përgjigjeshin pyetjeve të socialistëve. Por ndërsa Vokshi po përballej në Kuvend, demokratët e tjerë u mblodhën në selinë e PD-së, për të vendosur për aktet e së enjtes.

Kreut të grupit, Gazment Bardhi njëkohësisht i shkoi njoftimi i SPAK, për atë që ai e quajti shantazh, për komunikim me elementë të dyshuar të botës së krimit.

SPAK thotë se nga verifikimet e deritanishme mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Por Prokuroria e Posacme e shoqëroi përgjigjen dhe me një thirrje, që duket se shkon për të gjithë politikanët, perfshire Bardhin, që tregohen të kujdesshëm dhe të mos shpërndajnë materialet e paverifikuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!