SPAK shpall sot fituesin, kush do jetë kreu i “FBI-së” shqiptare?

schedule09:10 - 27 Korrik, 2020

schedule 09:10 - 27 Korrik, 2020

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të shpallë sot fituesin për kreun e BKH-së, mes katër emrave të kandidatëve që kanë arritur deri në fazën finale.

Ata janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, të cilët kanë arritur deri në fazën finale për tu përzgjedhur si drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të katërt me formim policor.

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja do të lajmërojë sot se cili do të jetë fituesi dhe më pas emri i tij do t’i dërgohet KLP-së për votimin përfundimtar.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, SPAK do të mblidhet në orën 14:00 për të zgjedhur kreun e Byrosë Kombëtare, ku pas shpalljes së vendimit për kandidatin kryesues, ky emër do të përfundojë për firmën përfundimtare në KLP.

Në fakt Ervin Hodaj, Idajet Faskaj dhe Artur Beu janë skualifikuar nga vettingu që është bërë nga komisioni i SPAK, ndërsa e vetmja që ka kaluar vettingun është Aida Hajnaj.

Emri i kandidatit që shkon në KLP duhet që të marrë shumicën e votave me 5 të tilla për tu kaluar, në të kundërtën do të duhet që gara të rinisë nga e para.

BKH është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.

Një skuadër prokurorësh të posaçëm do të punojnë së bashku që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Menjëherë sapo Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të votojë kreun e BKH-së, do të nisë procesi i për përzgjedhjen e 60 oficerëve të kësaj strukture, të cilët do të trajnohen nga FBI-ja amerikane.

Punonjësit e BKH-së supervizohen dhe operojnë vetëm nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorëve të Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!