Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
SPAK ka rrëzuar akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsh.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e dhënë nga shkalla e pare duke lene ne burg disa nga të arrestuarit.
19 persona, të njohur si “grupi i Kukësit” u arrestuan në kuadër të operacionit “Shënmëri 2020”, në maj të këtij viti. Ka qenë prokuroria e Kukësit ajo që ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.
Sipas organit të akuzës së Kukësit ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kanabisit si edhe transportin e lëndës narkotike pas tharjes./abcnews.al