“SPAK, shënjestër e qeverisë”, Klosi për akuzat e Bashës: Asnjë shqetësim me mënyrën se si funksionon Prokuroria e Posaçme

schedule17:50 - 26 Janar, 2024

schedule 17:50 - 26 Janar, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka vënë në shënjestër SPAK. Kjo deklaratë u komentua edhe nga Blendi Klosi, sekretar i përgjithshëm i PS-së. Për “Newsline”, Klosi theksoi se PS nuk ka asnjë shqetësim për mënyrën se si funksionon Prokuroria e Posaçme.

“Për sa i përket SPAK, nuk ka asgjë të vërtetë në atë deklaratë ose në sensin e luftës së PS kundër SPAK. SPAK është ndërtuar në bazë të legjilacionit shqiptar me votën dhe vullnetin e maxhorancës, me impenjim të maxhorancës që nga 2013 për reformën në drejtësi dhe më parë kur kemi qenë në opoazitë.

Sot SPAK ka të gjithë mbështetjen e PS-së, dakordësinë e lidershipit të PS dhe gjithë strukturës që me vendimet e SPAK-ut ne nuk do të komentojmë, me mënyrën se si funksionon SPAK ne nuk kemi asnjë shqetësim. E mbështesim dhe do ta mbështesim reformën në drejtësi.”, u shpreh Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!