SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, lihet në fuqi vendimi

schedule14:08 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:08 - 27 Nëntor, 2023

Lihet në fuqi vendimi për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin SKY EÇ.

Mësohet se Apeli i Posaçëm miratoi vendimin e shkallës së parë. Ndërkohë, biznesmenit Gjoka i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK, ndërsa dyshohet se këto siperfaqe toke janë përfituar me anë të falsifikimit.

Konkretisht bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 390 mijë metra katrorë Pyll, të ndodhur në Velipojë, të Shkodrës, të cilat rezultojnë të regjistruara në emrin e babait të biznesmenit, Kol Gjoka.

Pasuritë e vendosura në sekuestro preventive janë:

  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
  • Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.
  • Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë vrasja, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!