“SPAK po punon për shqiptarët”, kështu u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.
Gjatë fjalës së tij, Karamuço nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete. Ai gjithashtu paralajmëroi se në zgjedhjet parlamentare ka shumë gjasë që të ketë arreste flagrancë.
“SPAK po punon për popullin shqiptar sepse edhe me takimet që ka bërë së fundmi me ndërkombëtarët nuk i ka bërë kot. Ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete me të gjithë kandidatët që nuk i kaloi filtri… Ato që ka çuar KQZ në prokurori në verifikim të thelluar janë 16, kanë disa indicie, ndryshimi i mbiemrit…KQZ duhet të kishte çuar më shumë. Ndërkombëtarët të thonë ja ku i ke, shikoni çfarë do të bëni me ta. Nuk janë vetëm ata që i njohim…Ndërkombëtarët janë të shqetësuar, sepse edhe dosjet janë të 2024 janë grupe të reja…Ne nuk dimë akoma kujt nga politikanët i ka ardhur non-grata e këto…Se këta nuk e thonë….Edhe në kuadër të rekordeve që janë mbajtur për krime zgjedhore, për disa prej tyre kandidatura për zgjedhjet e mëparshme. Ka shumë gjasa që në zgjedhje do të ketë arreste flagrancë…”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.
Gjikondi: Zoti Dumani e ka thënë, SPAK nuk ka agjendë politikë dhe besoj se la të kuptojë këtë fakt.
Karamuço: Këta politikanë të majtë e të djathtë këtë herë do të shohin që do të ketë probleme. Se po thamë ne që SPAK-u është në gjumë, do të shohësh furgona me miell e të gjitha gjërat.