“SPAK po ndikon politikën”/ Karamuço: Struktura e Posaçme po heton politikanë afër nivelit të Veliajt

schedule20:46 - 19 Mars, 2025

schedule 20:46 - 19 Mars, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se SPAK po heton politikanë afër nivelit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se do ketë goditje të tjera nga Struktura e Posaçme.

“Nëse partitë politike do e kishin shfrytëzuar komisionin e verifikimit të figurës së SPAK për listat e mbyllura e të hapura, shumica e tyre nuk do ishin në listë. Por nuk e kanë shfrytëzuar. Janë vepra të vështira, po i vure afat, u dogje. Partitë politike nuk kanë filtra. Ka një analizë që bëhet edhe aty, mes kolegësh. Goditja që u bë me zotin Veliaj, fushata nisi që në fillim të shkurtit. Ka një impakt të drejtpërdrejtë me politikën. Unë di që do vazhdojnë, patjetër që do vazhdojnë. Sa ndikim do kenë këto? Nëse ti, me atë listën e madhe që bëjmë ne, i arreston para zgjedhjeve, nuk bëhen zgjedhje në Shqipëri. Ke shumë nga këta që janë titullarë, ke vetë partitë që thonë, do tërhiqemi nga fushata, sepse kështu nuk vazhdohet. Në dosjet e SPAK, ka njerëz, jo të nivelit të zotit Veliaj, por shumë afër tij, që edhe ata bëjnë tërmet të jashtëzakonshëm, nëse kërkohet një masë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!