“SPAK po kafshon”, Zheji dhe Minxhozi debat në “Real Story”: Ka njerëz që po krijojnë një aleancë për…

schedule21:17 - 23 Prill, 2024

schedule 21:17 - 23 Prill, 2024

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratat e bëra së fundmi të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u ndalur edhe tek akuzat e SPAK.

Minxhozi u shpreh shpërthimi i Ilir Metës nuk ka të bëjë vetëm me faktin se i frikësohet SPAK, por ai beson dhe e sheh vetën si një figurë të rëndësishme politike anti Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Skënder Minxhozi: Ilir Metën president dhe Ilir Metën e orëve të fundit e bashkon dëshira jo dhe aq e fshehur dhe kamufluar për të qenë një alternativë e fortë e Sali Berishës brenda opozitës në momentin që Sali Berisha do të ishte i pamundësuar. Shpërthimi i tij ndodh jo vetëm sepse ka frikë nga SPAK-u, ai do të shkojë tek rrugica, jo vetëm sepse ka frikë nga SPAK. Ilir Meta është një politikan shumë instiktiv. Por mendoj se po kalkulon tani se duhet të jetë figura më e rëndësishme politike anti Rama dhe e opozitës. Lulzim Basha praktikisht nuk është në fushën e lojës dhe të tjerët sipas tij nuk ekzistojnë. Meta me mendimin e tij e kalkulon veten si të vetmen figurë serioze dhe të fuqishme dhe që bërtet dhe që e ngre zërin. Pra që sipas tij është personi që jo vetëm sfidon SPAK, por sfidon edhe postin e kreut të opozitës në kushtet kur vetë kreu i opozitës është i pamundësuar dhe mban fjalime nga dritarja. Mendoj që nuk e ka aq të paplanifikuar shpërthimin ndaj SPAK sepse do të vërë në rresht pas vetes të gjithë atë parti antispak. Pra nuk ka të bëjë me flamuj politik.

Artur Zheji: Meta ende nuk ka shkuar tek ballkoni, ka kohë. Unë kam informacion që ka sekserë të niveleve shumë të larta që vijnë nga oligarkia financiare shqiptare, për të krijuar një front PS dhe PD dhe Partia e Lirisë po deshe ti. Pra të bëhen të gjithë kundër SPAK. Pra ka joshje, dhe në nivele të caktuara të politikanëve të mazhorancës të rrezikuara në poste dhe jashtë posteve, ka një përgjigje në suspancë. Ka njerëz që po endin një pëlhurë për të krijuar një aleancë të mirëfilltë për t’i vënë gojore SPAK sepse po kafshon. Dhe ka njerëz të irrituar, një frazë është thënë nga një politikan shumë i irrituar ndaj SPAK, “o të gjithë brenda o të gjithë jashtë”.

Skënder Minxhozi: Të marrësh një fushatë…të tentosh ta bësh kundër SPAK-ut do të thotë defacto ta bësh kundër SHBA-ve. Dumani nuk do të kishte forcën nëse nuk do të mbështetej nga SHBA, apo të vizitohej nga ndonjë nga zyrtarët e lartë amerikanë. Nëse në politikën shqiptare ka një aksion të qartë politik është që nëse del kundër SHBA, nuk e ke vazhdimësinë në politikë. Më parë humbje pushtetin, tani humb lirinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!