Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“SPAK nuk ka ngritur akuzë për korrupsion”/ Rasti ‘Balluku’, Rama: Diskutime me partnerët, s’ka bllokim negociatash

schedule12:43 - 13 Mars, 2026

schedule 12:43 - 13 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK nuk ka ngritur akuzë për korrupsion për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se ka pasur diskutime me partnerët ndërkombëtare, teksa tha se nuk janë të vërtetat lajme se do ketë bllokim për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë, sikundër nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Prokuroria nuk ka ngritur akuzë për korrupsion, jemi përballë një çështjeje në hetim, mund të hetohet pa pengesë. Inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës, ferra e korrupsionit. Deri tani, nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë me qasjen ndaj kësaj çështjeje.



Unë në këtë detyrë përfaqësoj interesin e Shqipërisë, gjithë shqiptarët, një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi, është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, nuk ka pasur asgjë, jo si ato që janë thënë, sa i takon presionit, tensionit, kërcënimit, këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë shumë të qarta. Varet sesi i lexon. Leximi i bërë nga ata që kanë vërë kujën se u bllokua Shqipëria, është lexim, në rastin më të mirë pervers dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm. Kush merret me këto deformime, nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge, sepse e lidh këtë me qeverinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!