Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK me drejtues të ri/ Minxhozi: Mandati i Brahos duhet të jetë mandat standardi

schedule20:59 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 20:59 - 11 Dhjetor, 2025

SPAK zyrtarizoi sot drejtuesin e ri, mes katër kandidaturave mandatin e rradhës do ta ketë Klodian Braho në krye të strukturës më të rëndësishme të drejtësisë. Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se mandati i Brahos duhet të jetë një mandat standarti ku duhet të ketë ekuilibër midis gjykimit, akuzës dhe mbrojtjes.

“Kjo vlen sidomos për ata persona që akuzohen por nuk kanë asnjë emër të madh. Problemi është se shpesh biseda shkon te rastet kur paraburgimi përdoret duke u justifikuar me inskenimin e prishjes së provave, e kështu me radhë. Këto dosje shërbejnë si statistikë dhe krijojnë “fara” të një stuhie mediatike. Gjyqi popullor mbahet gjallë, studiot e debatit vlojnë dhe krijohet një situatë ku gjyqet ndaj këtyre personave, në fakt, kanë mbaruar.

Tani jemi në mandatin e tretë të një kryeprokurori të strukturës. Mandati i dytë ishte revolucion, ndërsa mandati i tretë duhej të ishte i standardizuar. Megjithatë, sot jemi në një situatë të ashpër, gati si “gijotinë”. Përveç dëshirës së natyrshme popullore për të goditur korrupsionin dhe krimin, ka lindur edhe një debat i ri: sistemi duhet të funksionojë pa futur njerëz në burg pa pasur prova.

Mandati i Brahos duhet të jetë një mandat standardi, ku të ketë ekuilibër midis gjykimit, akuzës dhe mbrojtjes.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!