Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK me drejtues të ri/ Meçe: Klodian Braho i vetmi prokuror që ka treguar problematikat e institucionit

schedule20:42 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 20:42 - 11 Dhjetor, 2025

Emërimi i Klodian Brahos si drejtuesi i ri i SPAK ka nxitur reagime dhe diskutime mbi funksionimin e institucionit. Gjatë një interviste në “Real Story” në ABC News, avokati Arben Meçe theksoi se deklarimet e Brahos sollën në vëmendje problematika të njohura prej kohësh, si rrjedhja e informacionit dhe veprime që, sipas tij, kanë krijuar perceptimin se SPAK është përfshirë në role politike.

Meçe u shpreh se një pjesë e çështjeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kanë mungesa serioze provash dhe se disa procese janë ndikuar nga faktorë ndërkombëtarë, duke e larguar SPAK-un nga zbatimi strikt i ligjit. Sipas tij, vetëm çështja “Partizani” paraqitet e plotë, ndërsa të tjerat përbëjnë skandale që kërkojnë rishikim.

“Ajo që mua më intereson dhe që ia vlen për t’u debatuar është SPAK sot. Për herë të parë dëgjova një prokuror që të fliste për problematikat e SPAK që ne i kemi diskutuar: rrjedhja e informacionit, këto problematika që i kemi ngritur ne. Nuk po luftojmë SPAK, por standardi i SPAK ka qenë debati jonë kryesor. Kapi dhe një moment tjetër, që SPAK shumë veprime të tjera që ka bërë ka qenë i implikuar.

Shpesh SPAK ka vepruar si faktor politik. Kapi problemet që duhen korrigjuar me patjetër në SPAK. Braho foli si ambasador i SPAK. Unë ngreh dhe një problem tjetër, që janë shumë çështje që janë filluar pa prova ose me prova të mangëta, që janë nisur me rrjedhim me urdhër të ndërkombëtarëve dhe na del që SPAK nuk zbatoja ligjin, por edhe urdhra. Nga të gjitha dosjet që më kanë rënë në dorë vetëm dosja “Partizani” është e kopsitur, kurse të tjerat janë skandal”, tha Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!