Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK me drejtues të ri/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

schedule20:31 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 20:31 - 11 Dhjetor, 2025

Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.

Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.

” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.

Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!