Pas më shumë se një viti nga grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit, SPAK ka mbyllur hetimet për personat e arrestuar lidhur me këtë ngjarje.
Gazetarja Glidona Daci raporton se prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka komunikuar atyre akuzën dhe pritet që dosja të shkojë në gjykate për seancën paraprake.
Për grabitjen e 9 Prillit të vitit 2019, organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin dhe Saimir Çelën.
Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.
SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.
Në kërkim lidhur me këtë ngjarje vazhdon të jetë Talo Çela për të cilin ka masë sigurie në mungesë.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthejë për rihetim./abcnews.al