SPAK mbyll hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, merret i pandehur Redjan Rraja

schedule11:25 - 8 Janar, 2021

schedule 11:25 - 8 Janar, 2021

SPAK përfundon hetimet për atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoja në Shkozet të Durresit, më 1 nëntor 2019. Gazetarja Glidona Daci raporton se Redjan Rraja merret i pandehur bashkë me Arjol Halilaj.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për personin e tretë qe u shfaq ne video me Redjan Rrajën duke u larguar nga vendi ku braktisën makinen tip BMV në Shkafan të Ishmit.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat, ndërsa anë mjet ishte dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi. Viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Arjol Halillaj, u arrestua u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!