SPAK letërporosi jashtë vendit: Zgjerohen hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj Arjan Ndoj

schedule17:22 - 16 Janar, 2020

schedule 17:22 - 16 Janar, 2020

Marrin një tjetër kthesë hetimet për zbardhjen e atentatit të makinës së prokurorit Arjan Ndoj, që mbeti i plagour së bashku me mikun e tij Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe shoferit Andi Maloku, që ndërroi jetë një javë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimet edhe jashtë territorit shqiptarë për të bërë të mundur zbulimin e autorëve të ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka nisur letërporosi drejt një vendi të Bashkimit Europian, ku ka kërkuar informacion, për një person, i cili dyshohet që të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Ndërsa gjurmët e tjera biologjike të mbledhura në makinën, Mercedes Benz që u gjet e braktisur në fshatin shkafanë të Ishimt, janë duke u analizuar, por sipas burimeve nuk kanë dhënë një rezultat konkret. I vetmi i arrestuar për atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit ndaj makinës së prokurorit Ndoj është Redjan Rraja. Gjurmët e të cilit janë gjetur në dia sende në makinën që u përdorë për të kryer atentatin.

Grupi i hetimit nuk e ka përcktuar ende se kujt ju adresua atentati, nese ishte për shak të detyreës së prokurorit Ndoj apo ishte për mikun e tij “Rrumin e Sukthit”, person ky që është akuzuar për të shkuar kriminale por që nuk ka një vendim dënimi ndaj tij. SPAK i ka përqëndruar hetimet tek përplasjet e grupeve kriminale, për pronat në qytetin e durrësit. Ish-prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj po hetonin disa nga dosjet e proceseve gjyqësore për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, të cilat kanë pasur në thelb të tyre emra të njohur të botës së krimit të organizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!