SPAK lëshon urdhër-arrest për ish zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj

schedule18:41 - 20 Korrik, 2023

schedule 18:41 - 20 Korrik, 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar arrestimin e ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Ahmetajt, ku i kërkon policisë arrestimin e tij.

Ndaj ish zv.kryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Me 117 vota pro, kuvendi votoi disa ditë më parë heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!