TIRANË– SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla.
Prokuroria kërkon për zyrtarin e lartë , dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv ne zgjedhje, të kryer në bashkëpunim.
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.
Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për datën 10 janar./abcnews.al