Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos, reagon ministri Manja: Përgjegjësi individuale, PS është lokomotivë

schedule12:52 - 30 Mars, 2022

schedule 12:52 - 30 Mars, 2022

Deputeti Alqi Bllako pritet të arrestohet nga SPAK, pas dorëzimit të mandatit të tij të deputetit. I pyetur për kërkesën që SPAK ka bërë për arrestimin e Bllakos, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se përgjegjësia është individuale.

Qëndrimi i qeverisë sipas Ulsi Manjës, është i qartë: “Çështjet e drejtësisë, janë të drejtësisë”

“Ne kemi ndërmarr Reformën në Drejtësi. Kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë. Se kjo ishte aspiratë e shqiptarëve. Që u përgjigjet nevojave. Është i qartë qëndrimi ynë . Çështje e drejtësisë janë të saj. Kushdo që shkel ligjin është përgjegjësi individuale. PS është lokomotiva e qeverisjes. Që është votuar nga 800 mijë shqiptarë.” tha ministri Manja.

Ndërkohë Ulsi Manja, u shpreh se Këshilli i Ministrave ka kaluar dy projektligje që lidhen me dokumentet zyrtare dhe mbrojtjen e individëve për të dhënat personale.

“Sot KM ka kaluar dy projektligje. Për aksesin në dokumentet zyrtare dhe mbrojtjen e individëve për të dhënat personale. Këto konventa do bëhen pjesë e të drejtës tonë. Kjo konventë rrit standardet e mbrojtjes së të dhënave personale.” tha Manja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!