Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish ministrit, se ai nuk ndodhet në Shqipëri. “Ai nuk ndodhet për momenbtin në Shqipëri”, mësohet të kenë thënë ata, raporton gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi.
Gazetarja raporton se sipas avokatëve, Ahmetaj është larguar nga vendi para disa ditësh por nuk kanë dhënë detaje se ku ndodhet. Ndërkohë, Gazment Bardhi ka hedhur edhe dyshimet nëse ai është larguar drejt Kanadasë. Sipas opozitës, largimi i ish ministrit është një arratisje nga drejtësia.
SPAK i kërkoi Kuvendit që mbledhjet për të vlerësuar arrestimin e Ahmetajt të bëhen të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Prokuroria Speciale i ka dërguar Kuvendit edhe materiale voluminoze që sqarojnë 6 episode korrupsioni ku dyshohet të jetë përfshirë Arben Ahmetaj./abcnews.al