Pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme i dorëzoi zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, dosjen për Durim Bamin, ministri I Brendshëm Taulant Balla tha se Shqipëria I ka të gjitha instrumentet për ta vendosur këtë person të shumëkërkuar para drejtësisë.
“Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt me autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe me të cilët kemi një komunikim të shkëlqyer dhe që dua ta them shumë qartë se jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga SPAK, nga pala e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithë provat e paraqitura nga pala shqiptare, do të vlerësohen nga autoritetet gjyqësore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe unë jam i bindur se kjo qasje e krijuar se Emiratet apo Dubai është një oaz ku mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë, dhe autoritetet e këtij vendi mik e kuptojnë qartë se raste si rastin që ju përmendët, i kemi të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptare”, tha Balla.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku thote se te kerkuarit per krime ne Shqiperi duhet te vijne edhe nga ato vende me te cilat vendi yne nuk ka marreveshje ekstradimi.
“Për të gjithë personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar, drejtësia shqiptare nuk ka nevojë për marrëveshje ekstradimi, janë dhe prevalojnë vendimet gjyqësore të vendeve përkatëse”, u shpreh Rrumbullaku.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi mbështetjen e opozitës për të goditur pasuritë e krimit të organizuar. Ligji për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve kriminale që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, mbështetur në shembujt e BE.
Deklaratat Balla i bëri pas një takim me donatorët ku kërkoi prej tyre mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./abcnews.al