SPAK goditi 7 grupet kriminale/ Llabani: Bandat kriminale kanë pasur mbështetje politike për të ekzistuar

schedule22:21 - 20 Maj, 2024

schedule 22:21 - 20 Maj, 2024

Ditën e premte, SPAK goditi 7 grupe kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Nga ky operacion u sekuestruan rreth 3 milionë euro pasuri .

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, tha se bandat kriminale kane pasur mbështetje politike për të ekzistuar.

Kam lexuar gati 240 faqe të njoftimit të SPAK. Janë vënë në dymëzim nëse kemi të bëjmë me luftën e parë të hapur ndaj zyrtarëve dhe politikanëve. Nga 7 grupe kriminale njëri që e drejtonte ishte një deputet. Kemi dëgjuar histori të porositjeve të vrasjeve në burgje. Të personave që kanë qenë kontingjent penale këtu e 25 vite. Këto banda kriminale kanë pasur mbështetje politike për të ekzistuar. Disa janë shumë konkretë, unë kam armët që ata porosisnin. Vrasje të cilat filmoheshin me kamera gati 5 milionë euro. Kushte të tilla veprime që tregojnë se janë po aq indiferentë sa dhe për të qenë të vendosur për të vazhduar punën e tyre deri në fund. A është e vërtetë që dje disa drejtues të lartë të shtetit janë detyruar të dorëzojnë celularët?”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!