Kyetari i bashkisë kërkon gjykim të shkurtuar

schedule15:06 - 26 Nëntor, 2021

schedule 15:06 - 26 Nëntor, 2021

Nga Ermal Vija

Gjykata e Posaçme nuk mori dot një vendim për të kaluar ose jo në gjykim kreun e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj, i akuzuar nga SPAK për falsifikim dokumentesh.

Ismailaj përmes avokatit të tij kërkoi gjykim të shkurtuar, pasi nuk ishte vetë i pranishëm në seancën e së premtes. Kjo bëri që gjykata të shtyjë seancën në 3 dhjetor ku prania e Ismailajt është e nevojshme për të konfirmuar kërkesën e zhvillimit të gjykimit me procedurë të shkurtuar.

Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Ismailajt dhe do të gjejë atë fajtor, ai do të përfitojë ulje të dënimit me një të tretën. Numri një i Bashkisë Mallakastër u mor nën hetim nga SPAK pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim në Greqi vite më parë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!