SPAK dhe emri i Zotit!

schedule09:40 - 10 Maj, 2022

schedule 09:40 - 10 Maj, 2022

Nga Edi Oga

Urdhëresa e dytë nga dhjetë të tilla që Moisiu mori prej Zotit në malin Sinai ishte:

Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk do ta lërë të pandëshkuar atë që e përdor më kot emrin e tij”.

Besimtarët të më falin, por dua t’i jap vetes të drejtë që të tërheq një paralele metaforike midis Zotit të Gjithësisë dhe SPAK-ut, ‘zotit’ të drejtësisë. Sepse emrin e SPAK po e përdorin më kot çdo ditë, të gjithë, për gjithçka, më tepër pa vend sesa me vend.

Çdo ditë dëgjojmë dikë që kërcënon me kallëzime në SPAK një tjetër për vepra të tilla ‘penale’ që nga sharjet ‘me rob shpie’ deri tek skandalet me djegësa plehrash.

Disa të tjerë që nga lartësia e ‘kalit të beut’ i japin urdhra SPAK-ut sikur ky të ishte qehajai i tij. Si shenjtan-budallenj që janë, politikanët përpiqen të japin idenë se SPAK është si një ari i madh dhe i egër, por pa tru, që shkon andej nga dëgjon zëra.

Mbase ndihen të frikësuar që ky ‘ari’ mund t’u ketë nuhatur erën e mjaltit (dhe të m*tit) me të cilat janë ngjyer dhe po kuptojnë që po vjen drejt tyre, ndaj i thërrasin fort që ta dërgojnë në drejtim tjetër.

Unë besoj se SPAK është krejt një gjë tjetër. Nëse ata burra dhe gra janë të ndërgjegjshëm për misionin e tyre historik, mund të jenë ata promotorët e ndryshimit të madh, në këtë vend!/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!