“Burg për Fatos Lulon”, SPAK kërkon konvertimin në 2 vite shërbim prove për ish anëtarin e Kushtetueses

schedule13:13 - 1 Tetor, 2024

schedule 13:13 - 1 Tetor, 2024

Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie. Dënimi thotë SPAK të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Sipas prokurorise, Lulo nuk justifikon me brumin e te ardhuarve per nje  apartament në Tiranë dhe per nje zyre me siperfaqe 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën. Gjyqtari Kushtetues u shkarkua kënga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra.

Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!