Jo vetëm fishkëllima e Ramës, Berisha ka gjetur një tjetër arsye se pse kaloi nga shkrirja tek reformimi i SPAK.
Sipas asaj çfarë thotë kryedemokrati, plani fillestar nuk e ka patur mbështetjen e plotë të grupit parlamentar, kurse, për reformimin paska konsensus të plotë.
“Problemi është ky, se grupi ynë është i bashkuar në diversitet. Ju nuk keni çfarë kërkoni nga ne, ne ju themi të vërteta, kjo është. Deklaratat nuk duhen nxjerrë nga konteksti, unë jam për reformim.”
Berisha zbuloi për herë të parë se si do të reformohet SPAK, dhe dy problemet që shqetësojnë më shumë kryedemokratin, janë arrestimet, dhe përgjimet ndaj gjyqtarët.
“Do e bëjmë me Venecian. S’mund të lejojmë një prokurori jashtë kontrolli. Përgjon gjyqtarë ku çon vetë dosje, arreston liderë të tre partive opozitare. Është jashtë kontrolli.”/abcnews.al