Nënkryetari demokrat Edmond Spaho në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se vrasja e shoferit është një vrasje mafioze, jo skenar fantazie siç do ta shesë Rama. “Vrasja e shoferit është një vrasje mafioze, jo skenar fantazie siç do ta shesë kryeprokurori Rama”. Sipas tij këto 5 vite në pushtet Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij të krimit.
Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edmond Spaho
Ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie, siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama.
Këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim!
Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e droges me avionë.
Ai tha se kriminelet ne parlament dhe bashki ishin skenare makaber te opozites.
Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njesoj si sot, skenar fantazie makaber.
Perfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB ne trafikun nderkombetar te droges bashke me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës.
Edi Rama mohoi për 5 vjet denimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge.
Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita.
Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve
Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe Qershorin tjetër.
Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba./abcnews.al