Spaho tek “Astiri”: Banorët duhet të dëmshperblehen

schedule21:57 - 23 Korrik, 2019

schedule 21:57 - 23 Korrik, 2019

Ish deputetë të opozitës i janë bashkuar si zakonisht prej 9 muajsh protestës së përnatshme të banorëve të zonës së Unazës së re. Mes tyre nënkryetari i PD Edmond Spaho, i kërkoi qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje duke dëmshpërblyer banorët.

Asnjë nga këta banorë nuk kërkon të pengojë projektet infrastrukturore, por kërkon një dëmshpërblim të drejtë, në përputhje me ligjin”, tha Spaho duke ngritur pyetjen se përse qeveria qenka në gjendje të japë 258 milionë euro për 17 km të rrugës Milot-Balldre, por nuk qenka në gjendje t’u japë asnjë euro qytetarëve të kësaj zone.

Spaho u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë në mbështetje të kauzës së banorëve të Unazës së re, si dhe kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, sepse nesër mund të jetë radha e tyre./ABC News Albania 24/7