Spaho: Nëse vazhdohet në rrugën e konfrontimit, zemërimi i qytetarëve do përshkallëzohet

schedule18:01 - 28 Shkurt, 2019

schedule 18:01 - 28 Shkurt, 2019

Pas dy protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga ana e tyre kohët e fundit qarkullon frika e një destabiliteti, i cili do të kishte pasoja të forta.

I ftuar në ABC News, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se nëse qeveria do vazhdojë në rrugën e konfrontimit edhe zemërimi i qytetarëve do përshkallëzohet dhe nuk dihet se çfarë do ishte përfundimi i gjithë kësaj.

Juli Xhokaxhi: Zoti Spaho meqenëse thatë që qytetarët janë të vendosur, do vazhdojë përshkallëzimi, nuk ka rrugë tjetër, një nga frikërat e mëdha që po qarkullon ditët e fundit, por që besoj se është edhe pjesa e ndërkombëtarëve është përplasja shumë më e fortë nga ajo që kemi parë deri më tani. Nuk dua të përmend termin konflikt civil apo konflikt social, por një debastilitet me pasoja të forta, do ishit në gjendje ta menaxhonit që të mos arrihet deri këtu?

Edmond Spaho: Ne nuk menaxhojmë zemërimin e qytetarëve. Kjo pyetje i duhet drejtuar qeverisë, pasi ajo është përgjegjësja për të mbajtur rendin dhe rregullin. Nëse qeveria do vazhdojë në rrugën e konfrontimit, zemërimi i qytetarëve do përshkallëzohet dhe pastaj nuk dihet ku do shkojmë. Qeveria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë dhe kur them qeveria kam parasysh Edi Ramën. Sepse Edi Rama është strumbullari i të gjitha gjërave në këtë vend përgjegjësi nr 1 që kemi arritur në këtë pikë. Nëse ka vendosur t’i shpallë luftë qytetarëve me anët të gazit kimik edhe ata do ti gjejnë mënyra që t’i përgjigjen.

Përsa i përket deklaratave të delegacionit të eurodeputetëve të PE-së në Tiranë këtë të enjte, Spaho deklaroi në ABC News se ““Personalisht nuk kam pasur asnjë pritshmëri që do rreshtoheshin në krah demokracisë. Nuk po them në krah të opozitës, por po them në krah të demokracisë . Së pari nuk kanë ardhur për këtë qëllim, por për të parë “progresin” që ka bërë vendi për hapjen e negociatave në Qershor të 2019-s. Dhe së dyti janë të panjohur me realitetin në Shqipëri. Nuk është e mundur ta njohësh në një apo dy ditë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!