Spaho kërkon “like”/ Benja: “Facebook” funksionon me algoritëm, shikueshmëria përcaktohet nga numri i ndjekësve!

schedule16:46 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 16:46 - 23 Dhjetor, 2023

Brenton Benja nga “Geek Room” në një interviste në Virtual Wars, në ABC shpjegoi se si një përdorues i rrjeteve sociale mund të rrisë numrin e klikimeve duke shpjeguar edhe se si funksionon konkurrenca e lirë në rrjete sociale.

Referuar statusit të Edmond Spahos, i cili ndezi debate në rrjete sociale, pasi ky i fundit theksoi se numri i likeve apo i shpërndarjeve të statuseve të tij ka rënë, duke akuzuar se po tentojnë t’i bllokojnë postimet.

Kanë qenë të shumtë komentet kritike në statusin e Edmond Spahos, pasi ka pasur nga ato ndjekës të cilët janë shprehur se ka problem shumë më të rëndësishme në vend për të cilat duhet të shqetësohet dhe jo për statuset në rrjete sociale.

“Facebook është rrjeti social që ka numrin më të madh të ndjekësve dhe kjo është arsyeja që Spaho nuk ka marrë përgjigje. Me rritjen e numrit të përdoruesve, rritet edhe konkurrenca mes postimeve. Në të njëjtën kohë bëhen shumë postime dhe sha më shumë miq të kemi aq më shumë janë në konkurrencë për të vendosur se cili postim I tyre meriton më shumë shpërndarje. Por duhet kuptuar si funksionojnë rrjetet sociale. Pra në momentin që bën postim, ia shpërndan miqve të tu dhe rrjeti social kupton që ka një lloj vlerë dhe shpërndan në X persona më shumë. Pra mes dy postimeve njëri që gjeneron shumë like apo komente dhe një që gjeneron më pak, ai i pari prevalon më shumë. Shikueshmëria nuk përcaktohet nga numri i ndjekësve. Facebook funksionon me algoritëm dhe ‘lufta’ apo impakti është tek fakti se sa postimi tërheq ndjekësit. Sa më shumë të shikohet një video aq më shumë shpërndahet”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!