Spahiu: Kurti nuk do e kërkojë dorëheqjen e Kusari-Lilës për përgjimet, s’ka larguar as ministrat e korruptuar dhe dështuar

schedule20:35 - 13 Korrik, 2023

schedule 20:35 - 13 Korrik, 2023

Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do e kërkojë dorëheqjen e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të përgjimeve, ku ajo bisedonte me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Spahiu u shpreh se Kurti nuk e ka bërë diçka të tillë edhe për ministrat e korruptuar dhe dështuar.

Sipas Spahiut, ky është gabimi më i madh që bën Kurti.

“Nga kjo bisedë, shihet që zonja Kusari ka qenë e vetëdijshme që mund të inçizohet dhe mund të përdoret. Nuk mendoj. Albin Kurti nuk po kërkon dorëheqjen minsitrave të cilët janë të korruptuar, të dështuar dhe mendoj se ky është gabimi më i madh i tij. Ai nuk e bën këtë dhe nuk e pse nuk e bën këtë. Jo, nuk e besoj që do ta bëjë”, theksoi ai./abcnews.al