Spahia: Transferimi në Elbasan i pacientëve të “Sanatoriumit” i kushtoi jetën një të riu

schedule18:43 - 4 Maj, 2020

schedule 18:43 - 4 Maj, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi ish-deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka ripërsëritur nevojën e kthimit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, në normalitet pasi është nxjerrë jashtë funksioni për vetëm 5 pacientë.

Spahia thotë se kjo ka sjellë vdekjen e një djali të ri 30-vjeçar, për shkak se spitali i Elbasanit nuk ofron të njëjtin shërbim si “Shefqet Ndroqi”.

Ai ka publikuar edhe një denoncim ku thuhet se djali është sjellë në Tiranë dhe pastaj është dërguar sërish në Elbasan, çka mund t’i ketë sjellë komplikacione e për pasojë vdekjen.

Bardhi thotë se ky denoncim tregon sa e paaftë është Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE: Mjeku pneumolog: “Shefqet Ndroqi” t’i kthehet normalitetit, pas pandemisë do kemi mbingarkesë

“Cirk vdekjeprurës me te sëmurin. Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium.

Jeta e tij shkoi dëm vetëm për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj”, shkruan Spahia. /abcnews.al

Postimi i plotë:

CIRK VDEKJEPRURES ME TE SEMURIN
Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!