Kandidati i PD Bardh Spahia, ka vizituar këtë të shtunë një prej bizneseve fasone në Shkodër.
Në këtë takim Spahia u njoh me problematikat e këtij sektori, që sipas tij është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë.
Në bisedat me punonjëset e fasonerive, Bardh Spahia që mban numrin 7 në listën e kandidatëve të PD, është shprehur se 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh për të gjithë shqiptarët.
Gjithashtu ai deklaroi se Partia Demokratike ka një program të mirëfilltë ekonomik, ku në fokus është rritja e pagës minimale në 36 mijë lek, rritjen e pensioneve me jo më pak se 5 % në vit, uljen e taksave dhe 110 mijë vende të reja pune.
/abcnews.al/