Spahia: QSUT, kosh plehrash për ilaçet e skaduara

schedule15:14 - 3 Nëntor, 2018

schedule 15:14 - 3 Nëntor, 2018

Ish-ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, nga foltorja e selisë blu ka akuzuar edhe njëherë ministren Manastirliu si përgjegjëse të drejtpërdrejtë për lejimin e depozitimit të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend. Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin. Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin. Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e paliçensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?! Sot çdo shqiptar dëshmon se shumica e ilaçeve nuk kanë asnjë efekt dhe se ata i blejnë sa të munden në vendet e sigurta të Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Spahia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!