Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar foton e zv. ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli e cila shfaqet pa distancë në në takim të socialistëve bashkë me deputeten Elona Gjebrea. Spahia shprehet se para partisë ato nuk vënë asgjë duke shkelur edhe rregullat që vetë predikojnë! Ai shton se qytetarët sot po i “mbysin” në gjoba ndërsa vetë e injorojnë ligjin duke theksuar se minimalisht Rakacolli duhet të ishte shkarkuar nga detyra.
“PARA PARTISË NUK VENË ASGJË! Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë!
Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka. E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!
Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot! Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin!”, shkruan Spahia./mv.abcnews.al