Nuk paskan fund shqiptarët, që kthehen nga Greqia. Rreth 15 të tjerë kanë mbërritur këtë të mërkurë në Kakavijë. Pala greke I ka lejuar të kalojnë kufirin, por ajo shqiptare ende jo.
Ata po qëndrojnë të bllokuar në tokën neurale në pritje të një përgjigjeje nga qeveria. Një prej tyre beson se do të hyjnë në Shqipëri por nuk pranon të karantinohet në hotel për këtë arsye.
“Jemi bllokuar nga qerveria jonë për arsye të kalimit të doganës, ne nuk i pranojmë kushtet për tu karantinuar në hotel por në shtëpitë tona”, thotë një nga emigrantët.
Teksa të martën në mbrëmje në këtë hotel në periferi të Korçës u karantinuar rreth 35 shqiptarë. Një ditë më pas në Kapshticë situata është përsëritur. Një tjetër grup shqiptarësh ka mbërritur në kufi.
Shqiptarët që ndodhen të bllokuar në tokën neutrale nuk kanë asnjë shans të kthehen dot pas, pala greke nuk i lejon. Ndaj dhe ata janë në pritje të një zgjidhje nga qeveria shqiptare./abcnews.al