Spadafora: Gjithçka të mos e ndalim futbollin në Itali, kam një këshillë

schedule12:25 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:25 - 6 Tetor, 2020

Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, ka dhënë së fundmi një deklaratë dhe komenton atë që po ndodh në futbollin italian. Juventus-Napoli nuk u zhvillua për shkak se miqtë nuk fluturuan drejt Torinos, pasi nuk iu lejua diçka e tillë nga autoritetet shëndetësore.

“Nuk duhet të ketë konfuzion në interpretimin e protokolleve, që janë të qarta dhe i përcaktojnë përgjegjësitë. Do të kishte qenë më mirë të ishte gjetur një zgjidhje e përbashkët, pasi nuk ishte një shfaqje e bukur”, tha Spadafora fillimisht.

A munden autoritetet që pengojnë udhëtimin e skuadrave? Ministri është i qartë, teksa deklaron se është e shkruar në protokoll. “Ka qenë gjithmonë aty, që nga fillimi. Protokolli është marrë pak lehtë deri më tani. Duhet një shtrëngim i përgjithshëm. Konteksti ka ndryshuar dhe duhet ta mbajmë shënim”.

Frika se futbolli mund të ndalet sërish ekziston, por Spadafora thekson se po punojnë që kjo të mos ndodhë. Gjithashtu ai ka edhe një këshillë. “Të gjithë po punojmë që kampionati të mos ndërpritet. Sidoqoftë do të doja të theksoja se askush nuk bën më jetën e përparshme.

Këshilla ime është që të mendohet për skenarë të ndryshëm, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë dhe nëse ka ndonjë mendim për të zhvilluar ndonjë fazë play-off. Është më mirë të vendoset kur kampionati sapo ka nisur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!