Spadafora e ka seriozisht: Gjeni plane B dhe C, rrezikohet mbyllja e Serie A

schedule14:36 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:36 - 20 Tetor, 2020

Italia është goditur në ditët e fundit nga vala e dytë e koronavirusit dhe rastet pozitive janë rritur ndjeshëm në shtetin fqinj. Sigurisht edhe në futboll priten disa pasojë, prandaj Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka dhënë paralajmërimin e tij rreth situatës së vështirë.

“Ne mund të luajmë, por nuk e di nëse mund ta përfundojmë sezonin. Nuk kemi asgjë të sigurt se si do të shkojë kampionati këtë vit. Lega Serie A duhet patjetër që të gjejë një plan B apo C”, deklaron italiani në një prononcim për “La7”.

“Në ditët e fundit ne kemi patur një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive dhe unë sigurisht që kam diskutuar rreth protokollit të mundshëm. Deri më tani karantina e ekipeve është zgjidhja më e mirë, por nëse lojtarët dhe stafet teknik nuk e respektojnë atë, ne nuk mund të bëjmë asgjë”, mbyll Spadafora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!