SpaceX ka lëshuar një grup të ri satelitësh të internetit Starlink në orbitë

schedule16:11 - 22 Shkurt, 2022

schedule 16:11 - 22 Shkurt, 2022

Një grup i ri satelitor të rrjetit të saj të Internetit Starlink është prezantuar së fundmi nga Space X. Mediat e huaja bëjnë me dije se, nisja e re pasoi një “tragjedi teknike” për një kompani në të cilën humbën 38 satelitë Starlink.

Nisja mund të ndiqej drejtpërdrejt përmes YouTube dhe raketa Falcon 9 u lëshua me sukses dhe mori me vete 46 satelitë që do t’u shtohen atyre ekzistues në plejadën Starlink.

Ekipi i SpaceX me këtë prezantim të fundit vazhdon aty ku e la pasi humbi 38 nga 49 satelitët e lëshuar në fillim të këtij muaji për shkak të një stuhie gjeomagnetike.

Rreth nëntë minuta pas ngritjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u kthye në atmosferë dhe u ul në mënyrë perfekte në “A Shortfall of Gravitas” në Oqeanin Atlantik, disa qindra kilometra larg brigjeve të Floridës.

Nisja fillimisht ishte planifikuar të bëhej të dielën, por u shty për një ditë për shkak të motit të pafavorshëm. Satelitët po bëhen gjithnjë e më shumë në numër dhe agjencia amerikane e hapësirës NASA paralajmëron mundësinë e një përplasjeje në hapësirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!