Space X do të shpenzojë dy miliardë dollarë për të dërguar Starship në orbitë

schedule19:27 - 1 Maj, 2023

schedule 19:27 - 1 Maj, 2023

Kompania hapësinore SpaceX do të shpenzojë rreth 2 miliardë dollarë për zhvillimin e Starship këtë vit, pak pasi raketa shpërtheu.

“Pres që fluturimin e ardhshëm raketa do të shkoj në orbitë,” tha themeluesi Elon Musk , duke folur gjatë një bisede në Twitter Spaces të shtunën. “Me sa di unë, ne nuk kemi nevojë të mbledhim fonde shtesë për SpaceX,” tha Musk.

SpaceX mbetet një kompani private (e pa tregtuar publikisht) dhe nuk i kërkohet të zbulojë kostot e saj të zhvillimit.

Vihet re se kompania e Musk grumbulloi më shumë se 2 miliardë dollarë fonde në vitin 2022, ndërsa gjatë një raundi financimi në maj të të njëjtit vit ajo u vlerësua në 127 miliardë dollarë.

Musk i tha CNN në 2019 se ai besonte se kostot e zhvillimit të Starship janë afër dy ose tre miliardë dollarë. NASA ka kontrata me SpaceX me vlerë deri në 4 miliardë dollarë për dy misione uljeje hënore, megjithëse ato para paguhen në faza ndërsa SpaceX arrin piketa specifike.

Shpërthimi i Starship

Nisja e parë provë e një rakete SpaceX nga Starship, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës dy javë më parë.

Automjeti u ngrit nga baza e nisjes pranë Brownsville, Teksas, në skajin më jugor të shtetit. Gjatë ngjitjes, disa nga 33 motorët e përforcuesit Super Heavy u fiken papritur.

Starship ishte planifikuar të ndahej nga përforcuesi Super Heavy pasi raketa shpenzoi pjesën më të madhe të karburantit, por kjo nuk ndodhi.

Pak minuta pas ngritjes, automjeti filloi të bjerë. Më pas, rreth katër minuta pas fluturimit, sistemi i ndërprerjes së fluturimit, ose vetë-shkatërrimit të automjetit u aktivizua, duke hedhur në erë raketën për t’u siguruar që ajo të mos dilte jashtë kursit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!