Southgate: Këta djem mund të bëjnë historinë, Gjermaninë e mundëm me tru

schedule22:30 - 29 Qershor, 2021

schedule 22:30 - 29 Qershor, 2021

55 vite për ta eliminuar Gjermaninë. Për herë të fundit Anglia kishte fituar në një ndeshje me eliminim në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966, duel për të cilin ka ende polemika. Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e kësaj fitoreje dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të bëjë histori.

“Sot morëm një rezultat të madh. Anglia nuk kishte arritur ta mposhte Gjermaninë në një lojë me eliminim që nga finalja e luajtur këtu në vitin 1966. Këta djem vazhdojnë të shkruajnë historinë dhe e kanë shansin sërish të shkojnë në një gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Vetëm një herë ia ka dalë Anglia dhe kemi shansin të bëjmë diçka vërtetë të veçantë”.

“Mbështetja e tifozëve? Kam qenë në këtë stadium plot me tifoz, por nuk e kam dëgjuar askund nivelin e zhurmës që ata bënë sot. Ata kanë qenë para nesh në çdo sfidë, ishin me ne sa herë bënim presing, sa herë vraponin. Energjia në stadium ishte e pabesueshme. Është diçka e bukur që të dish që miliona njerëz gëzojnë pas një viti kaq të vështirë. Është diçka e veçantë t’u japësh njerëzve këtë kënaqësi”.

“Taktika? Gjithmonë ka pasur pyetje në lidhje me ne kundër ekipeve të mëdha, sidomos në Kupën e Botës. Ne e dinim që Gjermania, me përvojën që ka do tentonte të kontrollonte shpejtësinë e lojës, zotërimin e topit. E dinim që Kroos do të organizonte lojën dhe duhet të ishim të durueshëm. Ajo që më ka pëlqyer më shumë, gjithmonë, ka qenë pasioni dhe zemra që kemi vendosur në fushë, por sot kemi luajtur me tru”.

Bëmë presing në momentin e duhur. Donim të luanim një kundër një, agresiv në presingun tonë. Mbrojtësit e krahut e bënë mirë diçka të tillë. Sulmuesi zgjodhën momentin e duhur për të shkuar përpara dhe për të qëndruar. Pastaj gjetëm ekuilibrin edhe në zotërimin e topit, ndonjëherë edhe në gjysmëfushën tonë. Mbrojtësi tanë janë të jashtëzakonshëm për këtë. Gjithashtu kundërsulmuam kur duhet në disa momente, si dhe shumë shpejt. Ky ishte një hap përpara me të vërtetë për ne.

“Vazhdimësia? Kur u futëm në dhomat e zhveshjes po flisnim për ndeshjen e të shtunës. Sot kemi bërë një performancë të jashtëzakonshme, por emocionalisht dhe fizikisht me një kosto. Duhet të rikuperojmë fizikisht dhe mendërisht, që të jemi gati për ndeshjen tjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!