Anglia luan nesër në mbrëmje ndeshjen e radhës në Nations League. “Tre Luanët” do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u ndeshur me Belgjikën vendase, takim për llogari të javës së pestë të grupit 2.
7 pikë numëron Anglia, dy më pak se “Djajtë e Kuq” të Roberto Martinez, teksa sfida e luajtur në Londër në datë 11 tetor u mbyll me triumfin 2-1 të Anglisë.
Trajneri Gareth Southgate është ndalur te Harry Kane në konferencën për shtypin. Sulmuesi kryesor ka shënuar 32 gola me kombëtaren ishullore, aty ku rekordi i përket Wayne Rooney (53 gola).
“Harry ka shënuar 32 gola në 48 ndeshje me Anglinë, po flasim për shifra impresionuese dhe fenomenale. Ka kohë dhe mundësi për të thyer rekordin e Rooney, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për Kane“, deklaron Southgate. /abcnews.al