Southgate: E ndjeva se do shkonim në finale, Danimarka shumë e nënvlerësuar

schedule09:57 - 8 Korrik, 2021

schedule 09:57 - 8 Korrik, 2021

Gareth Southgate ka festuar shumë, pasi Anglia për herë të parë në histori u kualifikuar në një finale Europiani. Kombëtarja e “Tre Luanëve” fitoi në shtesë me rezultatin 2-1 kundër Danimarkës dhe trajneri Gareth Southgate deklaroi:

“Jam shumë krenar për lojtarët. Ishte një rast i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e historisë. Tifozët ishin të pabesueshëm gjatë gjithë mbrëmjes. E ndjeva se do të shkonim në finale, por e dija se do të kishim një betejë tjetër. Danimarka është aq e nënvlerësuar si ekip dhe ne na shkaktoi shumë telashe”.

“Penalltia e Kane? Askush nuk do të ndodhë ashtu, por ishte kundër një portieri të shkëlqyeshëm. Fatmirësisht shënoi”.

“Kur ke pritur kaq gjatë për të shkuar në gjysmëfinale, lojtarët – një pjesë e tyre pa eksperiencë ndërkombëtare – pa asnjë diskutim që kanë bërë një punë të jashtë zakonshme”.

“Të rinjtë në skuadër? Kemi pasur tre ndeshje fantastike në fazën me eliminim. E thamë që duhet të krijojmë kujtime për kombin tonë. Të rinjtë mendojnë se është gjithmonë kështu. U thashë Saka dhe Bellingham që nuk funksionon kështu”.

“Duhet ta shijojmë faktin që jemi në finale, por ka një pengesë të madhe përpara për të fituar. Italia është një ekip shumë i mirë në dy vitet e fundit. Janë në formë të jashtëzakonshme dhe kanë mbrojtës luftëtarë që kanë kaluar gjithçka. Është një ndeshje e madhe që na pret”.

“Finalet janë për t’u fituar. Do rigrupohemi dhe do përgatitemi siç duhet. Duhet të rikuperohemi direkt, pasi jemi konsumuar shumë fizikisht dhe mendërisht. Italia gjithashtu ka kaluar një situatë të tillë, edhe pse ata kanë një ditë më shumë për t’u rikuperuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!