Sota: Trajneri solli entuziazëm, s’e kisha parë kurrë harmoni tek Apolonia

schedule19:37 - 9 Janar, 2021

schedule 19:37 - 9 Janar, 2021

Mbrojtësi i Apolonisë, Eljon Sota ndihet mirë për pikën e marrë sot ndaj Partizanit. 22-vjeçari foli rreth takimit të ditës së sotme për Supersport.

Penallti ishte me dinamikën që pamë në lojë, dora ishte e hapur, kështu që penallti. Gara në Superiore është e forta, nuk ka ekipe të lehta. Shpresojmë të dalim sa më mirë.

Trajneri? Në kaq pak ditë diçka e ka përcjellë. Kishim entuziazëm sot, harmonia ishte e lartë, s’e kam parë kurrë ekipin me kaq harmoni.

Shiriti i kapitenit? Ishte vendim i presidentit, ma hoqi ai pas ndeshjes me Kukësin, kaq mund të them. Nuk dua të flas për këtë temë“, përfundon Sota. /abcnews.al